Ish-kryeministri Sali Berisha i përlotur mbajti fjalën e lamtumirës për ish-presidentin Bujar Nishani. Kryetari i PD-së, tha se jo vetëm ai humbi një mik dhe bashkëpunëtor, por edhe shqiptarët një njeri të ndershëm dhe burrështetas që la gjurmë.

Ti përsëri përsa kohë që ne do të jetojmë do të mbetesh i gjallë mes nesh. Bujar Nishani, njeri i ndershëm, qytetari i përgjegjshëm, dhe i përkushtuar, demokrati i flakë dhe guximtar do të jetojnë përgjithmonë me ne, drejtuesi i talentuar i PD-së, burrështetasi fisnik, presidenti i aftë dhe dinjitoz.

Pas kësaj lamtumire, pas kësaj ndarje të dhimbshme dhe të papritur, në ndarjen me ty ne kemi humbur një pjesë të çmuar të shpirtit dhe zemrës tonë. Ne të gjithë sot jemi më të paktë në vete.

Dua të shpreh mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe për ata që bën gjithçka që ti të mos niseshe në këtë rrugë. U prehtë në paqe miku im i dashur, i lehtë qoftë dheu i tokës sonë, lamtumirë” tha ai.

Bujar Nishani ndërroi jetë ditën e shtunë në moshën 57-vjeçare në një spital në Gjermani, si pasojë e komplikacioneve nga koronavirusi.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.

Ai ishte presidenti i gjashtë i Shqipërisë.