Kreu i PD-së Sali Berisha  në fjalën e tij në protestë tha se sot fillon cunami.

“Qytetarë të pranishëm më këtë cunam popullor të revolucionit demokratik, që keni pritur me padurim këtë ditë, ditën e madhe të siparit të revolucionit të përmbysjes së monizmit të dytë në vend.

Do ta nis me një shprehje të George Orwell, i cili shkruan se është art revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre, pra qëllimi themelor i këtij revolucioni që nis sot, është të mbrojmë të vërtetat, por të bëjmë çdo sakrificë, çdo përpjekje që ato të triumfojnë, rroftë fitorja!”, tha Berisha.