berisha

Kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn e vizitojnë fshehurazi në burgun e Durrësit dy persona.

Sipas Sali Berishës, kryetar i Partisë Demokratike ata janë  Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Xhevdet Troplinin, i njohur si “Poja”, të cilët kanë vizituar kryebashkiakun Veliaj në mesnatë në burgun e Durrësit. Për këtë sfidoi Ramën që të përgënjeshtroi deklaratat e tij.

Sipas kreut të PD-së, Manja dhe Troplini kanë shkuar dhe i kanë dhënë porosi Veliajt që të mos flasë, ndaj dhe ky i fundit sipas Berishës gjatë intervistës së realizuar përmes inteligjencës artificiale një ditë më parë ka lavdëruar kryeministrin Rama.

” Uluziu shkon para 8 ditësh në burg dhe i përcakton një kuadër të ndryshëm nga të burgosurit e tjerë.Por tani unë do t’u them shqitparëve se para Uluziut në ora 11 e gjysëm apo 12 të natës, në qelinë e Erion Veliajt, ka shkuar sipas burimeve shumë të besueshme, Poja.Po, dhe Poja i ka diktuar kodin atij.

Njëlloj siç kam denoncuar takimin me të burgosur qeveritarë të tjera.Poja është Xhevdet Troplini.Pra, i çon Pojën Edi Rama. Xhevdeti i thotë 1, 2, 3 po e çele gojën më.Dhe të nesërmën falenderonte Edi Ramën.

Kjo është histori mafioze.E ftoj Uluziun të përgënjeshtrojë vizitën e tij në qelinë e Erion Veliajt. Aty janë të gjitha kamerat dhe këto janë të vërtetat për të dy këto vizita të fshehtë”- tha Berisha. /gazetajone