Në prag të festës së Krishtlindjes, arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrës Imzot Arjan Dodaj, uroi të gjithë besimtarët e krishterë.Ai theksoi se rinia shqiptare duhet të rizbulojë të ardhmen në vendin tonë.
Besimtarët e krishterë kremtojnë sot një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar të krishterë.
Për besimtarët katolikë, festimet dhe mesha nisin mbrëmjen e 24 Dhjetorit, ndërsa mesha dhe festimet për besimtarët ortodoksë kremtohet paraditen e 25 Dhjetorit.
Në Tiranë mesha e krishtilindjes për besimtarët katolikë nisi rreth orës 23:00 në Katedralen e Shën Palit dhe ajo do të vazhdojë deri pas mesnate.

Mesha drejtohej nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.

Ndërkohë që mesha e besimtarëve ortodoks mbahet mëngjesin e së dielës në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë.

Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

Në prag të festës së Krishtlindjes, arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrës Imzot Arjan Dodaj, uroi të gjithë besimtarët e krishterë.

Ai theksoi se rinia shqiptare duhet të rizbulojë të ardhmen në vendin tonë.

“Në këtë ditë të bekuar ritingëllon me thjeshtësi, butësi dhe forcë fjala e engjëjt: Lavdi hyjit në lartësitë qiellore e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë. Unitet dhe vlera për familjen tonë shqiptare që mblidhet në këto festa. Rinia shqiptare të rizbulojë të ardhmen e vetë në tokën e vetë sepse e ardhmja na përket ne.

Të varfrit kurrë të mos dorëzohen përballë pikëllimit që ndonjëherë ballafaqohet me jetën e tyre. Fëmija hyjnor ka një mesazh paqe në pasojat që po mbjell lufta, aty ku është krisma e armëve, akoma më shumë e qara e këtij fëmijëve na thërret për reflektim”, u shpreh Imzot Arjan Dodaj.
Krishtlindja është festa e dytë më e rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, pas Pashkës. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë.

Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.