Komediani i njohur Chris Rock gjatë shfaqjes së tij të fundit ka reaguar ndaj gjyqit më të famshëm, atij midis Johnny Depp dhe Amber Heard, ku të gjithë janë bërë sado pak protagonistë duke mbajtur  qëndrimin e tyre rreth kësaj çështje.

Chris i kërkoi audiencës së tij që të besonin të gjithë gratë përvec Amber Heard.

“Besoni të gjitha gratë, besoni të gjitha gratë, përveç Amber Heard” tha ai.

Gjatë kësaj shfaqje ai mbajti anën e aktorit Johnny Deep duke diskutuar akuzat që aktori kishte parashtruar në gjyq.

Kujtojmë se komediani u përfol nga mediat si pasojë e incidentit të ndodhur në Grammys.

Në lidhje me çmimet Oscar ai nuk pranoi të fliste duke u shprehur:

Jam në rregull, kam një shfaqje të tërë dhe nuk do flas për asgjë derisa të paguhem. Jeta është e mirë. Mu rikthye dëgjimi”, tha Chris.