Prej katër javësh po mbahet në Fairfax County të Virxhinia një nga gjyqet më të bujshëm mes dy aktorëve të famshëm Amber Heard dhe Johnny Depp, ku në lojë janë miliona euro që palët i kërkojnë njëri-tjetrit.

Teksa dëshmoi një ditë më parë, Amber Heard publikoi edhe foto që ajo i ka bërë aktorit Johnny Depp teksa ky i fundit ishte nën efektin e substancave narkotike.

36-vjeçarja i tha jurisë se i bëri fotot Johnny Depp-it pasi ai nuk besonte në çfarë gjendje përfundonte nën efektin e narkotikëve. Heard tha se ajo nisi të vërente një sjellje tjetër të Deep, e cila “do të ndikonte ndjeshëm në jetën e tyre si pasojë e lëndëve narkotike”.

Amber Heard tregoi tmerrin e përjetuar nga aktori Johnny Depp. Ajo shpërtheu në lot teksa tregonte se Depp e kishte kërcënuar se do ta vriste me një shishe. Ndër të tjera, ajo tregon se shishen e futi brenda në vaginën e saj.

“Nuk e dija nëse shishja që ishte brenda meje ishte thyer. Nuk mund ta ndjeja. Nuk mund të ndjeja asgjë”, tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mars 2015, ndërsa çifti i atëhershëm i martuar po qëndronte në Australi , ku Depp po xhironte pjesën e pestë të ekskluzivitetit të filmit “Pirates of the Caribbean”.

Amber tha:

“Unë nuk e di se sa kohë kaloi, por në një moment, ai kishte një shishe të thyer në qafën time dhe më tha se do të më priste fytyrën”.

Aktorja dëshmoi mes lotësh se Depp i kishte grisur këmishën e natës dhe kishte goditur me grusht murin gjatë përleshjes. Pas kësaj kishte ndodhur akti i tmerrshëm.