Të gjithë udhëtarët janë përballur me një situatë të pazakontë në Aeroportin e Rinasit.

Në ambientet e brendshme janë parë 2 betoniere të cilët lëvizin, duke shkaktuar jo pak habi te udhëtarët.

Nuk dihet se çfarë punimesh po kryen në Aeroport që ka ndikuar që betonierët të futen brenda, por duhet thënë se një panoramë e tillë nuk është aspak e zakonshme.