Ronaldo është një nga sportistët më të pasur në botë, i cili nuk kursehet kur vjen puna te makina luksoze. Të shumta janë automjetet e shtrenjta në garazhin e tij, por së fundmi, aty është bërë pjesë edhe një Cadillac Escalade.
Bëhet fjalë për një automjet luksoz, që partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ia bëri dhuratë me rastin e 37-vjetorit të lindjes. Me këtë makinë, Ronaldo u paraqit në stërvitjen e fundit me skuadrën e Manchester United.
Është një Cadillac Escalade, gjashtë metra të gjatë e që kushton 180,000 euro. Ronaldo shoqërohej edhe nga një truprojë, duke dhënë përshtypjen se ishte një burrë shteti.
Cadillac-u është i gjatë sa një gjirafë dhe ka një sistem audio me 36 altoparlantë. Mbi të gjitha, automjeti ofron shumë hapësirë për familjen në rritje. Në fund të fundit, Georgina është shtatzënë, siç mund ta kuptohet edhe nga fotot e publikuara në llogarinë e saj në Instagram.