Aktori Donald Veshaj dhe balerini Ilir Shaqiri janë përfshirë në një debat gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother, duke përfshirë dhe Beatrix Ramosajn.

Gjatë ditëve të fundit, Iliri është shprehur se Donaldi ka përdorur romancën që ka pasur jashtë, për të bërë lojën në shtëpi.

Balerini tha se nuk ka dhënë disa mendime, pasi nuk ka dashur që të ndihet keq vajza me të cilën  Donaldi nisi një romancë në shtëpi, Beatrix Ramosaj.

“Pasi rihapen diskutimet e të kaluarës, Donaldi del jashtë çdo parametri dhe unë nuk i përgjigjem se nuk dua të lëndoj atë që është e dashura e tij”, tha Iliri, por Donaldi këmbënguli që me sjelljen e tij, Iliri e ka bërë të ndihet keq Beatriksën.

“Asnjëherë nuk kam dashur ta ul Ilirin”, tha më tej Donaldi, referuar komenteve për gruan e balerinit, pasi ky i fundit ka rrëfyer se e ka tradhtuar para disa vitesh.