Iliri ka folur për “Shqipëria Live”, gjatë festës së organizuar nga Top Channeli.
Ai i është përgjigjur Donaldit, i cili i ka kërkuar t’i bashkangjitet për bamirësi.

Iliri tha se nismat i bën vetë dhe nuk është nevoja që Donaldi t’ia kërkojë.

Gjithashtu ai i ka uruar suksese atij, madje Iliri e “thumboi” për një moment ku tha se shpreson që Donaldi të bëhet dikushi një ditë.

Përtej kësaj ai sqaroi se nuk ka komunikuar  me Donaldin pas daljes nga BBV dhe se kjo gjë e vërteton fjalët që i kishte thënë Donaldit brenda shtëpisë se ata të dy nuk mund të jenë miq.

Iliri është shpallur fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.