Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u tha gazetarëve të hënën se Rusia po dështon në Ukrainë dhe se Kievi po ia del mbanë.

“Rusia ka kërkuar të heqë sovranitetin (Ukrainës), t’i heqë pavarësinë e saj. Kjo ka dështuar” tha Blinken gjatë një konference shtypi në një vend që u mbajt enigmë pranë kufirit polako-ukrainas.

“Ajo u përpoq të ushtronte fuqinë e ushtrisë së saj, ekonominë e saj. Sigurisht që ne po shohim pikërisht të kundërtën.

Ne nuk e dimë se si do të zhvillohet pjesa tjetër e kësaj lufte, por ne e dimë se Ukraina do të jetë e pavarur, sovrane”.

Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin takuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas në Kiev të dielën.