Graciano Tagani ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku mes të tjerash u pyet nëse mes tij dhe Argjirës do të këtë një martesë ose një propozim.

Përsa i përket propozimit, Graciano tha se dëshiron të jetë surprizë për Argjirën, e prandaj nuk zbuloi detaje. Ndërsa për dasmën, ai u shpreh me bindje se maksimumi deri vitin tjetër do të martohen.

“Gjira po e ndjek programin nëse u=në do them diçka më tepër nuk ka sens. Kështu që unë do të ta shkruaj me mesazh por martesë… maksimumi vitin tjetër patjetër që po”, tha Graciano.