E ftuar në studio gazetarja Zhaklin Lekatari, e cila ka një blog të sajin Tabu.al në një bisedë me psikologen Ervisa Lula ka sjellë një pjesë të komunikimeve me ndjekësit.

Më shumë se 70% e personave që më shkruajnë thotë ajo, janë burrat dhe djemtë të cilët më pyesin se si mund ta zgjasin ejakulimin më shumë se 3 minuta.

 

Psikologia Lula: Cila është pyetja që të bëjnë më shpesh ndjekësit ?

Lekatari: Më pyesin se si t’ia bëjnë që ta zgjasin ejakulimin më shumë se 3 minuta ose si ta bëjnë që të zgjasë edhe kur ka filluar raporti seksual apo penetrimi. Mendoj që kjo vjen nga mungesa e edukimit seksual, mungesa e besimit në vete..

Psikologia Lula: Ata që të paraqesin të tillë shqetësim a kanë shkuar ndonjëherë tek andrologu?

Lekatari: Një pjesë e tyre thonë po

Psikologia Lula: Nga historitë që ndjekësit kanë ndarë me ty, cila të ka bërë më shumë përshtypje dhe pse?

Lekatari: Disa nga ato që më thonë më duken naive, por pyetja që zë vendin e parë ishte një djalë i cili kishte gruan shtatzënë dhe gjatë shtatzënisë ajo kishte patur marrëdhënie edhe me dikë tjetër. Ai pyeste se kujt do t’i ngjante fëmija. Kjo ka qënë pyetja më absurde që unë kam lexuar.

Psikologia Lula: Cila ishte mosha e tij?

Lekatari: Ishte mbi 30 vjeç dhe kur unë e pyeta se a kishte informacion se si ndodh ngjizja dhe fekondimi, si bëhen fëmijët më tha se nuk ngelte ai shtatzënë, nuk bënte fëmijë që të dinte si…

Gjatë emisionit u fol për fenomene si “Shokë me përfitime”, seksi treshe, tradhëtia bashkëshortore dhe seksi në telefon. Blogerja sqaroi se shokët me përfitime janë raporte mes djemve dhe vajzave, raporte seksuale të cilat shkojnë përtej marrëdhënies sentimentale dhe emocionale, shok që konsumojnë shoqërinë dhe në aspektin fizik. Fenomen ky që sipas Lekatarit është prezent edhe në shoqërinë shqiptare ashtu sikurse edhe marrëdhënia seksuale e konsumuar mes tre personave, por të tilla marrëdhënie ekzistojnë tek një pjesë e vogël e shoqërisë.

 

Për sa i përket deklaratës së saj se meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks Lekatari ka sqaruar se kjo vjen për shkak të mungesës së edukimit seksual, ndrydhjes, mungesës së vetëbesimit, eksperiencës, jo vetëm djemtë, por edhe vajzat kanë shumë vështirësi në njohjen e vetes së tyre, nëse nuk ke bërë hapin e parë masturbimin dhe njohjen e vetes është shumë e vështirë të bësh hapat e tjerë .

 

Në studion e “Fol me psikologen” ajo ka ndarë edhe historinë e një gruaje e cila kërkonte ndihmë pasi pas shumë vitesh martesë nuk arrinte dot orgazmën, madje për këtë kishte shkuar edhe tek një hoxhë.