Blue Taxi pa licencë, prostituta dhe kokainë , INVESTIGIMI: Si tolerohen taksitë e Krenar Çoçajt që thyejnë ligjin në mes të Tiranës

Bashkëpunëtori i Zëri vijoi aventurën e tij të rrezikshme kësaj here me një nga shoferet vajza të Blue Taxi që tregonte sesi kjo kompani një nga më të rejat në treg operon me makina komplet pa licensë.

Blue Taxi pa licencë, prostituta dhe kokainë , INVESTIGIMI: Si tolerohen taksitë e Krenar Çoçajt që thyejnë ligjin në mes të Tiranës
Blue Taxi pa licencë, prostituta dhe kokainë , INVESTIGIMI: Si tolerohen taksitë e Krenar Çoçajt që thyejnë ligjin në mes të Tiranës

Ajo edhe mburret sesi makina e palicensuar i bën karshillëk Policisë. Bashkëpunëtori ynë e rimori shoferen e Blue Taxi një tjetër ditë, por vajza shprehu se nuk kishte vetë dijeni për shitjen e kokainës por njihte menaxherë lokalesh dhe persona të tjerë që janë të përfshirë në rrjet.

A po fshihen aksidentet e taksi ve ” Blue Taxi ” ? Lidhjet e pronarit, si u përplas për vdekje burri në Astir, aksident tjetër në Laprakë . Tirana , rrezik për këmbësorët

PËRGJIMI I PARË ME BLUE TAXI

ZËRI: Ç’ne që keni fillu dhe femra?

Taksistja: Duhen dhe femra, s’të pëlqejnë femrat ty?

ZËRI: Sa kohë ke që punon?

Taksistja: 1 muaj e gjysëm

ZËRI: Hallall, me licensë a pa licensë?

Taksistja: Pa licensë jam, nuk i kam targat e verdha apo nuk e pe?

ZËRI: Dmth këto me targë të verdhë, janë me licensë

Taksistja: Po me licensë

ZËRI: Pra ju keni vënë logot edhe vazhdo…

Taksistja: Unë sikur e mora nga shtëpia, vura logot dhe po punoj. Duket si makinë policie, prerja e njëjtë. Logot i kemi gjys e mbrapa mos të na kapë Policia.

ZËRI: Ore na duhet nanjë gjo, më thanë vështirë.

Taksistja: Nanjë gjo me pi a nonjë femër…

ZËRI: Të dyja mundësisht

Taksistja: Vetëm lekë…

ZËRI: Vetëm ti je femër këtu?

Taksistja: Jo janë dhe 6 goca të tjera.

ZËRI: Hallall ju qoftë juve

Në vijim, bashkëpunëtori ynë vendosi të ritentojë një taksi të kompanisë Blue, për një xhiro nëpër qytet. Aq masiv është fenomeni saqë sapo i infiltruari hap gojën për të kërkuar diçka, përgjigja që merr është “kokainë”.

Menjëherë pa humbur kohë, ky taksist telefonon shokun e tij shpërndarës dhe shkon drejt bazës së tij të drogës që ndodhet mbrapa “Grand” në Astir.

Duke mos e patur aspak problem, taksisti i Blue Taxi merr shpërndarësin në makinë dhe negocion pazarin për dozën e kokainës.

Me zbritjen e shpërndarësit, ky taksist tregon sesi funksionon rrjeti kriminal ku ai bën pjesë.

Me një përshëndetje të përzemërtë, bashkëpunëtori ynë përmbyll investigimin me kompaninë Blue Taxi, duke menduar se tregu i kompanive të tjera do të ishte ndoshta më i sigurt.

PËRGJIMI 2 ME BLUE TAXI:

ZËRI: Do iki të takoj një shok, në Laprakë

Taksisti: Ke kohë në Tiranë?

ZËRI: Kam 2 javë. Ore vëlla kot të të pyes, di ndonjë vend ku të mbaroj punë?

Taksisti: Me të bardhë?

ZËRI: Me të bardhë, nanjë gjo.

Taksisti: Njoh njërin, po duhet ti vemi atje, s’del ai këtu.

ZËRI: Ok, ja të bëj një telefon.

(Nisen për te droga)

Taksisti: O kusho ku je vëlla? O vëlla?

ZËRI: Ke kohë që punon taxi?

Taksisti: Kam nja 2 muaj.

Taksisti: Do vemi?

ZËRI: Është larg?

Taksisti: Jo mo, këtu në Astir te Grandi.

Menjëherë pa humbur kohë, ky taksist telefonon shokun e tij shpërndarës dhe shkon drejt bazës së tij të drogës që ndodhet mbrapa “Grand” në Astir.

(Taksisti telefonon shpërndarësin)

 

Taksisti: O vëlla ku je? Kur vjen? Është Tolja atje? Nisma numrin e Toles.

Shpërndarësi 1: Shko atje

Taksisti: Nisma se do i vete atje, hë vëllaçko.

Taksisti: Ta marr njëherë ta pyes, që mos të të gënjej kot.

Taksisti: O Tole, ku je? Je te bilardua se kam një shok, dua të flasim pak. Do të vete të të çoj? Ai është atje, mbrapa Grandit në Astir.

ZËRI: Po, si të duash.

(Nisen rrugës për të marrë drogën)

ZËRI: Si i keni rrogat?

Taksisti: 800.

ZËRI: Mirë qenka

Taksisti: Punoj 12 orë, duhet të qe 1.5 milionë, punojmë 45 ditë në muaj. Për këto 4 orët plus duhet të paguhem, për mua duhet të qe 1.5 minimumi. Unë dua 1.2, 1.3 të jem i kënaqur. Me 1.5 nuk bëj zë fare.

…….

Duke mos e patur aspak problem, taksisti i Blue Taxi merr shpërndarësin në makinë dhe negocion pazarin për dozën e kokainës.

(Shpërndarësi hyn në makinë)

Shpërndarësi 2: Isha dje, të bëra të fala. Të tha plaka? Ça ke bo?

Taksisti: Ore jo, ky shoku im donte diçka. Nga ai njeriu im e merr? Donte një gjys. (kokaine).

Shpërndarësi 2: Sa t’ja lë?

Taksisti: E nuk e di, se nuk e di nuk dua të të vë në siklet.

Shpërndarësi 2: 30-çe vëlla, urdhëro. Një 30-çe.

Shpërndarësi 2: Na shpirt merre. Më lër këtu më sipër.

Shpërndarësi 2: Respekte.

Me zbritjen e shpërndarësit, ky taksist tregon sesi funksionon rrjeti kriminal ku ai bën pjesë.

Taksisti: E merr te një robi im, burri i vajzës së xhaxhait e sjell nga vendi vetë dhe e lë këtu te disa pika që ka respekt. Kupton?

(I jep drogën në dorë).

Taksisti: Ta dha lirë, se ky pa 40 nuk e lë. Po s’doja ta vija në siklet. Bravo i qoftë, të respektoi.

ZËRI: Jo s’ka problem, sa është pazari.

Taksisti: Hajde taksi e mirë dhe e lirë