Gazetari Ben Blushi ka ndarë pjesëza nga takimi me Bojken Lako. Në faqen e tij në Facebook, Blushi ndan fragmente të bisedës me artistin, e në një pjesë flitet edhe për ndarjen me Semi Jaupajn. Lako tregon se tashmë jeton vetëm me të ëmën e që nga ndarja ka marrë shumë mesazhe nga vajzat. Arsyeja e ndarjes me këngëtaren ishte diferenca e moshës.

BISEDA:

Blushi: Po tani me kë jeton?

Bojken Lako: Që kur u ndava me Semin, jetoj me mamin

Ben Blushi: Pse u ndave, e pyeta, ajo ishte vajzë e mirë

Lako: E mirë ishte, po kishim diferencë. Ajo 26 unë 47

Ben Blushi: Si është të jetosh me mamin?

Lako: Shumë mirë, tha Bojken. Tani më shkruajnë shumë vajza në instagram

Ben Blushi: I takon?

Lako: Kur kam kohë.