Bordi i Transparencës ka njoftuar ditën e sotme çmimet e reja tavan për produktet bazë ushqimore.
Pjesë e monitorimit ishin mielli, vaji i lulediellit, sheqeri dhe orizi kokërrgjatë. Pas analizimit të marzheve me shumicë dhe pakicë Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

121 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

381 lekë/litër për vajin e lulediellit

79 lekë/kg për miellin masiv

Ky vendim hyn në fuqi në datë 30.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.