
Një burrë i martuar me nëntë gra ka deklaruar se është ‘i pikëlluar dhe i befasuar’ pasi njëra prej tyre dëshiron të ndahet duke thënë se po ‘i mungon monogamia’.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, modeli, Arthur O Urso, ishte veçse i martuar me gruan e parë Luana Kazaki kur u bë temë pasi shkëmbeu betimet me tetë gra të tjera në një ceremoni vitin e kaluar, që e përshkroi si një “protestë kundër monogamisë”.
Shërbimi, që u mbajt në Sao Paulo, Brazil, nuk ishte diçka e ligjshme, pasi poligamia është e paligjshme në vend.
Megjithatë, tani një nga gratë, e identifikuar vetëm si Agatha, dëshiron të largohet nga ky bashkim, pasi e dëshiron modelin ‘vetëm për vete’.
Arthur shpreson në të ardhmen që të martohet me dy gra të tjera duke rritur numrin e grave të tij në 10.