5FDCD8F4-F35F-465B-9C07-C4A52E43A69A

Një skandal ka ndodhur në bregdetin e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. Një pjesë e vijës bregdetare është mbuluar me pula të ngordhura.

Nuk dihet nëse shpendët janë hedhur në këtë zonë apo janë sjellë nga dallgët e detit.

Deri më tani në terren nuk janë asnjë nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar situatën.

Kjo situatë e paprecedentë vjen në një kohë kur gripi i shpendëve ka prekur vendin tonë dhe deri më tani janë regjistruar mijëra pula të ngordhura.