Gjatë kësaj puntate të Për’Puthen Prime, aktorja Monika Lubonja është e ftuar si opinionistes së bashku me Arjon Muçën.

“Përballja” e saj e parë me moderatoren Bora Zemani pritej prej kohesh, duke pasur parasysh historinë e dashurisë mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt dhe mbështetjen e madhe që aktorja iu ka dhënë atyre.

Moderatorja Bora Zemani e pyeti Monikën në lidhje me vështirësitë që konkurrentët kanë të zhvillojnë dashurinë e tyre në një reality-show. Bora theksoi faktin se ata “nuk dorëzohen dhe janë aty për njëri-tjetrin.”

“Të mendosh Monika sa vështirësi kalohen në këtë program, edhe prapë nuk dorëzohen, janë aty për njëri-tjetrin deri në fund. A është kjo një provë e madhe?”– tha moderatorja.

Nga ana tjetër aktorja tha se i kanë pëlqyer emocionet mes çifteve të Për’Puthen, por gjithashtu mbylli fjalën e saj duke thënë se “emocionet e bukura dhe të sinqerta” ajo i do.

“Kjo është prova më e madhe që ata kanë. Këto ditë që i kam parë që më kanë pëlqyer edhe emocionet. Sepse përveç dashurisë që është gjëja më e bukur që duhet të triumfojë, është kënaqësi kur i shikon këta të rinj që e përmbushin veten e tyre, ua japin këtë mundësinë. Emocionet e bukura dhe të sinqerta unë i dua”, u shprehu Monika.