“Ajo tha Po” ishte padyshim kjo fjalia që elektrizoi ndjekësit mbrëmjen e së shtunës, kur Luizi i propozoi për martesë Kiarës.

Prej disa ditësh, e ai e kishte bërë atë të mendonte se ishte i dyzuar për ndjenjat ndaj saj dhe lidhjen e tyre të dashurisë Pika kulminante ishte në “prime”, kur moderatorja dëgjoi një rrëfim të Luizit në dhomën e rrëfimit, i cili thoshte se është nxituar në hapat që ka hedhur me Kiarën dhe mendon se lidhja e tyre nuk do funksionojë jashtë shtëpisë.

Kjo bëri që ajo të shpërthente në lot dhe kërkoi të dalë menjëherë nga shtëpia. Por, Luizi e mori përdore duke e nxjerrë në oborr me pretekstin për ta sqaruar. Por, sapo u vendosën në qendër të skenës, ai u ul në gjunjë duke nxjerrë nga xhepi një unazë.

Reagimi i Kiarës ishte epik pasi moderatorja tha: “Po, por dua të ta fus një shpullë”.

Unaza me diamante që Luizi zgjodhi për Kiarën kushtoi plot 2500 euro. Edhe këtë herë, Luizi tha që hyri në borxh për të surprizuar Kiarën. Por duket se Luizi nuk ka hyrë në borxhe, por bizneset rrinë në radhë për t’i dërguar dhurata konkurrentit.

Brenda ditës rreth 5 mijë euro dhurata për Luizin: Nga unaza me

Argjendaria ka publikuar menjëherë në rrjetet sociale fotot e unazës dhe duhet thënë që edhe më herët, kjo argjendari ka çuar dhurata brenda shtëpisë për Luizin dhe nga ana tjetër në “Instagram”-in e Luizit është pasqyruar me “story” dhe postime e njëjta argjendari, çfarë konfirmon se gjithçka është bërë në formë kontrate bashkëpunimi.

Megjithatë, mbrëmjen e së shtunës, surpriza kishte edhe për vetë Luizin. Gjatë spektaklit, atij iu dhurua një telefon “IPhone” i fundit, me vlerë mbi 1500 euro. Natyrisht që kjo ishte një dhuratë e kompanisë, për një nga konkurrentët që edhe jashtë shtëpisë, ka një ndikim të madh.

Kështu brenda një nate të vetme Luiz Ejlli, mori dy dhurata dhe një “po” për propozimin e tij romantik.

Brenda ditës rreth 5 mijë euro dhurata për Luizin: Nga unaza me