
Një 37-vjecar mbante peng për 2 orë në një nga dhomat e shtëpisë nënën dhe motrën, duke i kërcënuar me thikë se do i vriste.
Komshinjtë njoftuan policinë dhe vetëm një orë më vonë kjo e fundit ka mundur ta neutralizojë dhe arrestojë autorin Gjergji Salla.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “11 Janari” në Kuçovë.
Mësohet se 37-vjecari kishte probleme të shëndetit mendor dhe prej dy javësh refuzonte te pinte ilaçet dhe ishte shfaqur agresiv.