BSH bëhet palë në zhvatje! Raiffeisen, BKT dhe OTP Bank “rrjepin” shqiptarët, fitime rekord në 2023: Interesa të frikshme kredish dhe minimale për depozitat

Të dhënat e raportuara nga Shoqata e Bankave, një grup lobimi me anëtarë vetë bankat, tregojnë se të njëmbëdhjetë bankat e nivelit të dytë e mbyllën vitin e kaluar me fitime, ndërsa bankat mbyllën degë apo agjenci dhe rritën numrin e punonjësve.

Asetet e menaxhuara nga bankat u rritën me 5% gjatë vitit të kaluar, kapitali aksioner u rrit me 8%, ndërsa fitimet u rritën me 19%. (Në shifrat e aseteve duhet të kihet parasysh shkalla e rritjes është ndikuar nga efekti i kursit të këmbimit, ku, për shkak se llogaritë mbahen në lekë, asetet në valutë të huaj konvertohen në më pak lekë).

BSH bëhet palë në zhvatje! Raiffeisen, BKT dhe OTP Bank "rrjepin" shqiptarët, fitime rekord në 2023: Interesa të frikshme kredish dhe minimale për depozitat
BSH bëhet palë në zhvatje! Raiffeisen, BKT dhe OTP Bank “rrjepin” shqiptarët, fitime rekord në 2023: Interesa të frikshme kredish dhe minimale për depozitat

Bankat realizuan bashkërisht një normë kthimi mbi kapitalin aksioner në masën 22% gjatë vitit të kaluar, nga 14.2% që ishte në vitin 2022 dhe më pak se 10% që ishte në dekadën paraardhëse. Pjesa më e madhe e fitimeve i takoi BKT me 23.4%, pasuar nga Raiffeisen me 22.8% dhe OTP Albania me 11.7%. Në mënyrë të ngjashme, kthimet mbi asetet ishin 2.2% vitin e kaluar nga 1.3% që ishin në vitin 2022.

Skandal , Banka Kombetare Tregtare – BKT i zbraz në 12 të natës llogarinë të moshuarës, pas 10 vitesh e lë me ZERO LEKË!

Fitimet e shtuara të bankave duket se kanë ardhur në pjesën më të madhe nga rritja e interesave të borxhit publik. Bonot e thesarit 12 mujore, të cilat përbëjnë një pjesë thelbësore të të gjithë titujve të borxhit publik në Shqipëri, patën mesatarisht një interes prej 3.6% vitin e kaluar, nga 3.2 në vitin 2022 dhe 1.76 në vitin 2021. Rritja e interesave të borxhit publik ka rëndësi vendimtare për fitimet e bankave për shkak se në tituj, bankat investojnë 40% të të gjitha aseteve të tyre.

Sulm kibernetik , Raiffeisen Bank gënjen klientët : Po kryejmë punime në faqen Raiffeisen.al

Normat e interesit në ekonomi u rritën me synimin për të luftuar inflacionin. Sipas teorisë, kur BSH rrit interesat bazë, interesat e kredive dhe të depozitave rriten, duke diskurajuar kreditorët të marrin borxh dhe duke nxitur kursimtarët të depozitojnë, duke ulur sasinë e parasë në qarkullim dhe rrjedhimisht, duke ftohur kërkesën për mallra e shërbime dhe duke ngadalësuar rritjen e çmimeve.

Gjithsesi, të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave tregojnë se rritja e interesave ka qenë shumë e fortë te borxhi publik, ndërsa ka qenë jo aq e madhe në tregun e kredive dhe akoma më e vogël në atë të depozitave. Kështu, ndërsa interesat e titujve afatshkurtër të borxhit publik janë dyfishuar, interesi i kredisë në lekë në fund të dhjetorit për segmentin e huamarrësve individë ishte 6.4%, me një rritje të lehtë përkundrejt dhjetorit të vitit 2021, pra periudhës para fillimit të rritjes së interesave, kur ishte 6.15%.

Në listën e zezë të SHBA, kush është oligarku rus në Shqipëri që qeveria nuk e sanksionon?

Diskordanca, pra rritja tepër e shpejtë e interesave të borxhit përkundrejt rritjes së paktë të interesave të kredive dhe të depozitave, tregon se konkurrenca në tregun e borxhit publik është shumë disfunksionale në krahasim me tregun e kredive.

Ky dekfet në treg nuk sjell vetëm fitime të majme për bankat, por në instancë finale sjell edhe rritje të ngadaltë të ekonomisë, për shkak se paratë të cilat bankat do të duhej t’i rrezikonin në kreditimin e ekonomisë së gjerë, i depozitojnë në borxhin publik pa rrezik dhe me interesa edhe më të larta nga sa do të fitonin në sektorin me rrezik më të lartë të kreditimit të biznesit apo të individëve