Raiffeisen Bank , BKT dhe OTP , rrjepin shqiptarët me kreditë por japin qindarka te depozitat: BSH hesht si palë në krim

Gazetari Klodian Tomorri tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se në fitimet e bankave në Shqipëri ka ndikuar fakti që janë rritur interesat e kredive, por nuk janë rritur në të njëjtën masë interesat e depozitave të qytetarëve dhe biznese. Një tjetër faktor sipas gazetarit janë edhe komisionet relativisht të larta, përmes së cilave bankat kanë përfituar 70 milionë dollarë  vetëm në gjysmën e parë të vitit.

Gjatë 6 muajve të parë të 2023, bankat që kanë deklaruar më shumë fitim janë Raiffeisen , BKT dhe OTP.

“Ajo që ka ndodhur dhe është tendencë e përbotshme ka të bëjë me mënyrën si kanë ndryshuar normat e interesit gjatë një harku kohor 1-vjeçar. Ne ishim në një periudhë të gjatë me norma të ulëta interesi, madje arritën në territor negativ. Pra ti shkoje në bazë për të depozituar para dhe norma e interesit të ishte më e ulët se inflacioni. Pasi bota përjetoi një periudhë me këto norma interesi shpërtheu inflacioni dhe Bankat Qendrore përfshi BSH filluan të rrisnin normat bazë të interesit. Rritja është përcjellë te interesat e kredisë, jo në të njëjtën masë te depozitat. Bankat kanë rritur interesat e kredive, por jo në të njëjtën masë interesat e depozitave, kjo ka zgjeruar marzhin e fitimit. Nuk mund të themi të njëjtën situatë po e kalojnë të gjithë sektorët e ekonomisë. Ka biznese që s’kanë ato norma fitimi, përkundrazi mbeten në një situatë relativisht të vështirë.

Raiffeisen Bank , BKT dhe OTP , rrjepin shqiptarët me kreditë por japin qindarka te depozitat: BSH hesht si palë në krim
Raiffeisen Bank , BKT dhe OTP , rrjepin shqiptarët me kreditë por japin qindarka te depozitat: BSH hesht si palë në krim

Në Shqipëri kemi një situatë ku kredia për ekonomi është diku te 40 për qind, më pak se gjysma e depozitave. Nëse shqiptarët kanë depozituar 100 lekë në sektorin bankar, sektori bankar ka kthyer mbrapsht përmes kredimit, ose ndërmjetësuar 50 lekë, që është një raport shumë i ulët krahasuar jo vetëm me ekonomitë e zhvilluara, por edhe me vendet e ngjashme.

Ka vende ku raporti kredi përmbi depozita është 120 për qind, ose ndoshta 150 për qind. Përfitueshmëria e lartë e bankave shqiptare vjen nga kostoja e interesit që aplikojnë për kreditë dhe komisionet.

Bizneset ankohen për komisione. Sistemi bankar në Shqipëri përdor komisione relativisht të larta, që janë burim të ardhurash për bankat, kosto për biznesin dhe qytetarët.

Banka e Bashkuar e Shqipërise ( UBA Bank ) , humbje kolosale në 2023! A ka rrezik?

Vetëm në gjysmën e parë të vitit bankat në Shqipëri kanë arkëtuar mbi 70 milionë dollarë, vetëm për komisionet ndaj qytetarëve dhe bizneseve, që është një shifër relativisht e lartë.  Bankat aplikojnë norma të larta interesi mbi kredinë, ose s’kanë lëvizur në mënyrë të njëtrajtshme normat e interesit të depozitave me normat e interesit të kredive”, tha Tomorri.

Sa i takon parasë informale dhe riskut që paraqet veçanërisht sektori i ndërtimit, Tomorri tha se ka nevojë për ndërhyrje ligjore. Duke sjellë shembullin e Greqisë, Tomorri tha se për ndërtimet, resortet, kullat, të jepen kundrejt garancive për burimin e parave.

“Nëse krahason të dhënat, po marr 6 mujorin e parë të këtij viti, me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar. Nëse në 6 mujorin e parë të vitit të kaluar, diferenca, ose marzhi i interesave të sektorit bankar, që është diferenca mes interesave që bankat arkëtojnë nga kreditë që u kanë dhënë qytetarëve, me interesat që paguajnë për depozitat që qytetarët kanë arkëtuar, në 6 mujorin e parë vjet ishte 28 miliardë lekë, sivjet është 39 miliardë lekë, ose me përafërsi 380 milionë euro. Në një vit bankat kanë rritur të ardhurat nga interesi neto me më shumë se 100 milionë euro, këtë 6 mujor krahasuar më 6 mujorin e një viti më parë. Nuk kanë rritur interesat e depozitave por interesat e kredive që u japin qytetarëve dhe biznesit.

Unë shoh si problem jo faktin që sistemi bankar fiton shumë, problemi mbetet që ndërmjetësimi financiar në vend është në nivele relativisht të ulëta. Duhet të kishte një financim më të madh të ekonomisë nga sistemi bankar. Por me sa duket ekonomia shqiptare ka burime të tjera financime. Ka mospërputhje mes aktivitetit të ndërtimit dhe financimit nga sektori bankar.

Kjo do të thotë që ndërtimi financohet nga burime jo formale. Dyshimet janë që hyjnë burimet e paligjshme. Kemi shtigje të ekonomisë, apo kanale, ku paraja informale qarkullon ligjshëm, në këtë drejtim, ndërtimi mbetet ai më tipiku, ose ai më kryesori. Këtu ka nevojë për ndërhyrje ligjore përtej Bankës së Shqipërisë, që lejet për ndërtimet, resortet, kullat, të jepen kundrejt garancive për burimin e parave”, tha ai. /gazeta jonë   

Raiffeisen BKT OTP Bank Raiffeisen BKT OTP Bank