“Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”- kjo ishte deklarata e ish-konkurentes së “Përputhen dhe Big Brother”, Antonela Berisha, e cila ngjalli shumë polemika në rrjet.
Por pas kësaj nuk ka munguar edhe një reagim nga një tjetër ish-konkurent i “Përputhen”, Mevlan Shaba.
Përmes një story në Instagram, ai shprehet se djemtë duhet të bëjnë kujdes, sepse vajzat i duan vetëm për lekët, duke nënkuptuar qartazi se ky status shkonte për deklaratën e Antonelës.
“Me pak fjalë ne që s’kemi lekë që s’jemi Bosa i bie të rrimë beqarë?! Hapni sytë çuna se nuk ju dashkan ju po lekët tuaja”- shkruan Mevlani.
Kujtojmë se Antonela dhe Mevlani, e bashkë me ta edhe Lediana Prenga, krijuan në sezonin e dytë të “Përputhen” një trekëndësh dashurie, i cili tërhoqi gjithë vëmendjen e publikut, pas “dramës” Tea-Andi. Por gjithsesi Mevlani në fund zgjodhi Ledianën dhe nuk zhvilloi më tej një histori me Antonelën.