Në puntatën e sotme të post “Big Brother VIP” përballë njëra-tjetrës janë vendosur ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha dhe aktorja Arjola Demiri.

Diskutimi i tyre ka qenë tepër ironik si nga ana e Arjolës ashtu edhe nga ana e Antonelës, duke hedhur kështu kunja dhe thumba për njëra-tjetrën.

Arjola i përmend Antonelës Sanremo-n, duke i thënë se publiku nuk ka parë asgjë nga eventi.

Aktorja me këtë gjë i referohet më tepër lajmeve që dolën për ish-konkurrenten e “Për’puthen”.

Kjo e fundit u akuzua për mashtrim nga disa persona, pasi mendonin që lajmi se ajo do të jetë pjesë e festivalit të Sanremo-s nuk është i vërtetë.

Pjesë nga debati:

Arjola: Urime për Sanremo-n. Shumë urime për Sanremo-n e dashur.

Antonela: Arritsh atje ku kam arritur unë. Faleminderit. Vazhdo se të humbi filli. Të ka mbetur veç Portokallia.

Arjola: Ti këtu fole në emër të publikut, publiku nuk i kishte parë këto gjëra. Je shumë rëndë Antonela, por nuk mund të ngrihesh me këto gjëra.

Antonela: Faleminderit Arjola. E shikon çfarë femre je ti që ofendon një femër tjetër.

Arjola: Nuk është e rëndësishme të jesh femër për ty. Loja ime dhe vetvetja ime më ka çuar afër finales. Ti gjithmonë ke një gjë që sa herë del përballë meje thua: ‘të shoh të acaruar, nuk të shoh mirë’. Është mënyra e të qenurit Arjola. Unë i kam të gjitha në rregull. Çdo gjë me mua shkon në perfeksion: karriera, ‘Big Brother’-i, opinioni publik. Të gjitha! Unë jam super në rregull, familjen e kam super në rregull.