Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Shkozë ku humbi jetën 18 vjeçari Aurelio Dervishi, pasi u godit me thikë. I riu ndërroi jetë rrugës për në spital.

Një person i cili ndodhej në automjetin ku ishte edhe viktima është shoqëruar në policinë. Në dëshminë e tij të dhënë për efektivët, i riu ka thënë se sherri ka qenë i çastin dhe ka nisur për fjalët ‘pse na shikoni’. Dy makinat kanë ndaluar afër rrethit të Shkozës dhe aty janë konfrontuar fizikisht.

Me pas autorët me automjet tip “Tiguan” dyshohet se janë larguar drejt Unazës Lindore. Në makinën e autorëve tip Volkswagen Tiguan, ngjyrë gri, që janë në kërkim dyshohet se ndodheshin 5 persona.