Këtë javë u publikua lajmi se Georgina Rodríguez, e cila ka 36.5 milionë ndjekës në Instagram, kishte në posedim një nga çantat më të lakmuara në botë, një “Diamond Himalaya Birkin” e prodhuar nga Hermes, me vlerë 340.000 euro.

Por nuk ka kaluar pa u vënë re as fakti që Georgina ka pozuar me çantën e ulur në timonin e njërës prej makinave të Cristiano Ronaldos, një “Bentley Flying Spur” që kushton rreth 250 mijë euro.

Nëse çanta ka historinë e saj, Hermes i është dashur të bëjë më shumë njësi të këtij modeli unik, sepse fakti që Georgina e posedon atë, sipas tabloidëve anglezë, ka shkaktuar xhelozi te personazhe të tjera të famshme si Victoria Beckam apo Kim Kardashian.

Edhe “Bentley” ka anekdotën e tij. Shtatorin e kaluar shpërtheu një krizë furnizimi me karburant në Mbretërinë e Bashkuar, kur dalja nga pandemia u kombinua me largimin e britanikëve nga Evropa për shkak të “Brexit”. Kjo shkaktoi mungesë të kamionistëve, shoferëve dhe transportuesve, gjë që bëri që shoferët anglezë të ankoheshin për kushtet e tyre kundër qeverisë së Boris Johnson.

Rezultati ishte mungesë produktesh në supermarkete, por mbi të gjitha në pikat e karburantit në Mbretërinë e Bashkuar, me ushtrinë që duhej të përpiqej të zbuste këtë krizë furnizimi.

Ky ishte momenti kur “Bentley Flying Spur” i Cristiano Ronaldos priti 6 orë e 40 minuta në radhë për t’u mbushur me karburant. “Bentley Flying Spur” është sallon luksoz i markës britanike të “Volkswagen Group”, që rivalizon “Rolls-Royce Goshn”, i cili ka një gjatësi prej 5.3 metrash dhe është i pajisur me motorë V8 dhe W12.

Edhe versioni hibrid ka mbërritur së fundi, i mundshëm për t’u provuar. Ai ul emetimet e CO2, është i aftë për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h në 3.8 sekonda. Nuk është një shifër e keqe po të kihet parasysh se peshon standardisht 2437 kilogramë. Megjithatë, blloku me 12 cilindra dhe 6 litra zhvendosje ofron një fuqi prej 635 kuaj fuqi në 6000 rrotullime dhe një çift rrotullues prej 900 Nm, nga 1350 në 4500 rrotullime.