Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor.

Gjatë një konference për media nga Kryeministria, ku u publikuan përgjigjet e Këshillimit Kombëtar, Rama u shpreh se 61% e përgjigjeve kanë qenë pro kultivimit të kanabisit për kultivim mjekësor dhe vullneti i tyre do të zbatohet.
Shefi i ekzekutivit shtoi se ky vendim do të hap një front të ri pune dhe rritjeje ekonomike në Shqipëri.

Pyetje: 61% e qytetarëve janë shprehur pro kultivimit të kanabisit mjekësor. Si do të procedoni ju marrë parasysh dhe historikun që ka Shqipëria me kanabisin?

Rama: Ne do të procedojmë ashtu siç u shprehën qytetarët do të legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor.

Do të hapim një front të ri punë dhe rritjeje ekonomike, përveçse edhe rritje në aspektin teknologjik. Çfarë qytetarët kanë thënë ajo do të bëhet, nuk diskutohet.