Pas daljes nga shtëpia me e famshme në Shqipëri, këngëtarja Beatrix Ramosaj ka marrë një vëmendje të madhe në mediat shqiptare.

Së fundmi nuk kanë munguar ironitë mes moderatores Bora Zemani dhe Trixës.

Beatrix ditën e djeshme ka publikuar një frazë që e kishte përdorur për moderatoren Bora Zemani dhe Donaldin gjatë kohës që shkëmbyen puthje në takimin e realizuar brenda shtëpisë së famshme.

“Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”, shkroi Beatrixa duke iu referuar komentit që bëri në fotografinë e moderatores.

Ndjekës të këngëtares e kanë parë këtë postim si një mënyrë për të promovuar këngën e re, ndërsa një pjesë tjetër si thumb për dyshen – Bora & Donald.

Ndjekësit nisën ta “kryqëzojnë” Beatrixën duke e kritikuar se po përdor një koment, për të cilin është kritikuar edhe gjatë kohës që ishte brenda, për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj.

“Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”, ka shkruar një ndjekëse në rrjetin social “Tëitter”.

Ndërsa këngëtarja i është përgjigjur: “Vazhdo, më bullizo…Unë jam më e fortë se sa mendon ti! Thjesht shpresoj që një ditë fëmijët e tu të mos lexojnë gjërat që ke shkruar.”