Meridian Ramçaj nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar.

Ish banori i BBV ka arritur të pëlqehet nga një masë e gjerë për shkak të sinqeriteti dhe transparencës dhe parashikimeve për banorët tjerë.

Së fundmi ai ka hapur një pyetësor në Instagram ku ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, meqë rast pyetjet që i janë parashtuar kanë qenë të gjitha për BBV-në.

Madje, ai ka befasuar të gjithë pasi që në storien ku ka postuar pyetjen në prapavijë dëgjohet kënga e Trixës.

Kjo ka tërhequr menjëherë ndjekësit ku nuk munguan as pyetjet për Trixën e Borën.

“Pse pikërisht vendose këngën e Trixës” ishte pyetja e parë”.

“Sepse më pëlqen kënga e Beatrix Ramosaj asgjë më shumë”, u shpreh Meridiani.

Pyetja e radhës ishte për Bora Zemanin se çfarë mendimi ka Meridiani për aq kohë sa e ka njohur në Për’puthen.

“Për aq pak kohë sa e njoh e kam respect për të..përtej gugulese dhe historive të shumëpërfolura. Pjesa private ju takon gjithsecilit privatish përpos opinioneve tona personale”, tha Ramçaj.

Meridiani pranoi shumë pyetje për dy femrat më të pëfolura në mediat rozë, por që ndau pak prej tyre.