Një qendër masazhesh, në të cilën ofroheshin shërbime seksuale me pagesë është zbuluar nga policia në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Sipas asaj që njofton policia janë arrestuar Ervin Salku 39 vjeç dhe Helena Melcini 39 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht 39-vjeçarja V. V., banuese në Tiranë.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kamuflimi” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. S., 39 vjeç, dhe H. M., 39 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja V. V., 39 vjeçe, banuese Tiranë. Shtetasi E. S., administronte një qendër masazhesh, në “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara shtetasja H. M., dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.”

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.