Kiara dhe Luizi do të kurorëzojnë sot dashurinë e tyre, në mbrëmjen finale të “BBVA”. Kiara, e ftuar në “Më lër të flas” dha detaje mbi këtë ceremoni dhe ne po i ndajmë me ty.

Si do të realizohet?

Kiara tha se nesër do të jetë ceremonia dhe më pas, do të ketë një dasmë të madhe, në të cilën do të ftohen të gjithë dhe kanë menduar që ta bëjnë në stadium.

Pra, do të ketë dasmë apo ceremoni?

Sot do të ketë ceremoni, pasi dasmën do ta bëjnë jashtë.

A është Luizi në dijeni për ceremoninë?

Po, është në dijeni dhe ka qenë kërkesa e çiftit, para se të dilte Kiara për herën e dytë.

Si do të jetë fustani?

Fustani do të jetë super gjigant, nisur nga ëndrra që ka pasur kur ishte e vogël.

A e kishte menduar ndonjëherë Kiara që do të martohej në “BBVA”?

Jo, madje as nuk e kishte menduar që do të bëhej pjesë e këtij formati dhe se do të gjente dashurinë e jetës së saj.

Kush do të jetë i ftuar në dasmë?

Të gjithë ata që duan! Të gjithë, nuk ka rëndësi se ç’ka ndodhur brenda “BBVA”.

Kur do të jetë dasma?

Në shtator e ka me qejf Kiara.

Edhe një informacion shtesë: Kiara mezi pret të bëhet nënë dhe të krijojë familje.

Luizi i propozoi Kiarës më 22 prill, në mbrëmjen kur ajo doli për të dytën herë nga formati “BBVA”, duke dhuruar shumë emocione.