Disa ditë më parë reperi i njohur Stresi (Arkimed Lushaj) ishte në qendër të vëmendjes nga fansat dhe mediat rozë, për shkak të sherrit virtual dhe ofendimeve në rrjetet sociale mes tij dhe Cllevios (Kleviol Ahmeti).

Por sot, ai ka prekur të gjithë me dedikimin që i ka bërë një të afërmi që ka ndërruar jetë disa vite më parë. Ai ka publikuar një foto të varrit të të afërmit të tij, krahas së cilës shkruan: “Sa të jem gjallë e kam detyrim të të kujtoj çdo mëngjes, gjaku im”

Çfarë i ka ndodhur? Stresi publikon fotot dhe bën dedikimin

Ndërsa nuk dihet lidhja që Stresi ka pasur me të ndjerin, reperi publikon shpesh statuse për ta kujtuar atë.

Teksa kishte postuar një foto te varri i tij, një vit pasi ai kishte ndërruar jetë, Stresi shkruantenë rrjetin social “Instagram”: “Sot 1 Vit Te Futa Me Duart E Mia Aty Do Jetosh Gjithmonë Në Shpirtin Tim Brudaaaa My Blood Gojart Lushaj”.

Çfarë i ka ndodhur? Stresi publikon fotot dhe bën dedikimin

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Stresi reagoi në lidhje me tensionet që u krijuan në veri të Kosovës.

Me anë të një statusi në InstaStory, Stresi u shpreh se kërcënimi serb po bëhet për popullin e Kosovës. Ai i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë dhe ta mbështesim Kosovën pasi jemi një gjak.

Madje reperi u shpreh se është gati të sakrifikojë dhe jetën e tij për ta mbrojtur atë.