Është mbyllur faqja e Luiz Ejllit në Instagram, ish-banorit të Big Brother Albania që u shndërrua në fenomen në Kosovë e Shqipëri.

 

Herën e fundit kur Luizi hyri live në Instagramin e tij, arriti rekord të shikueshmërisë për disa minuta.

Problemet me faqen e tij u paraqitën edhe më parë. Sa ishte Luizi Brenda shtëpisë, Instagramin e mori nën kontroll motra e tij Ina Ejlli, raporton Gazeta Express.

Krejt kjo pas një krisje që ndodhi me njerëzit që e mirëmbanin këtë faqe dhe Top Channelit që ka kërkuar që ta marrë nën menaxhim “Instagramin” e këngëtarit që tashmë ka marrë famë të madhe prej Big Brother VIP Albania.

Emri ‘Gena’ është bërë i njohur brenda shtëpisë së BBV nga Luizi, i cili ka shprehur se është mikesha e tij dhe i ka kërkuar përmes kamerave, që të kujdeset për rrjetet e tij sociale.

Llogaria zyrtare e këngëtarit nga ‘Luiz.Ejlli’ e cila thye rekord, (nga0-636 mijë ndjekës) sihte kthyer në ‘Ina.Ejlli’ dhe për këtë motra e tij ka dhënë një sqarim.

“Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”