Luizi doli nga shtëpia dhe kurorëzoi martesën e tij dhe Kiarës, çiftin më të përfolur prej 4 muajsh në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë.

Në ceremoninë martesore që kaq shumë pritej nga çifti, por edhe nga shumica e shqiptarëve, morën pjesë dhjetëra miq, të afërm dhe familjarë të Luizit dhe Kiarës.

Një gjë të tillë e kishte kërkuar edhe Luizi, por edhe Kiara shumë shpesh brenda shtëpisë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj kurorëzoi martesën e çiftit dhe dha a për çiftin, të cilët i shkëmbyen me njëri-tjetrin e më pas puthën njëri-tjetrin.

Kiara pranoi të jetë bashkëshortja e Luizit dhe që të marrë mbiemrin e tij Ejlli.

Luizi u shpreh se ai pranon ta ndajë jetën me Kiarën deri në vdekje. Puthja magjike mes çiftit u duartrokit nga numri një i Bashkisë Tiranë, por edhe nga të ftuarit. Për çiftin këndoi Elvana Gjata.

Luizi dhe Kiara Ejlli kurorëzojnë dashurinë në Bashkinë