Njerëzit në përgjithësi janë kureshtarë për të ardhmen, sidomos në një kohë si kjo kur e ardhmja duket e pasigurt në mbarë botën. Të gjithë duan të dinë se çfarë do të ndodhë më pas.
Në mesin e gjithë njerëzve që besojnë te parashikuesja bullgare Baba Vanga, po flitet për një tjetër parashikim të saj. Vanga, e njohur si Nostradamusi Ballkanit, ishte një parashikuese e verbër që kishte parashikuar ngjarje globale si sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe Brexit. Së fundmi, thuhet se ajo kishte bërë një parashikim për Rusinë dhe çfarë do të ndodhë më pas.
Në vitin 1979, Vanga – e cila thuhet se kishte një shkallë suksesi prej 85% në parashikimet e saj – i tha shkrimtarit Valentin Sidorov se Rusia do të bëhej ‘zot i botës’ pasi Evropa të bëhej një ‘djerrinë’.
“Të gjitha do të shkrihen, sikur akulli, vetëm një do të mbetet e paprekur – lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Askush nuk mund ta ndalojë Rusinë,” tha ajo. “Të gjithë do të hiqen nga rruga prej saj dhe jo vetëm që do të mbahet, por edhe do të bëhet zot i botës”.
E lindur në vitin 1911, Vanga kishte humbur në mënyrë misterioze shikimin e saj në moshën 12-vjeçare gjatë një stuhie masive. Teoritë thonë se tornado që e ngriti e rrëzoi atë në tokë duke e lënë të verbuar nga pluhuri, por nga ana tjetër, duke i dhënë asaj fuqinë për të parë të ardhmen.
Vanga ka lënë pas parashikime që zgjasin deri në vitin 5079. Ajo besonte se bota do të mbaronte atë vit. Vanga kishte parashikuar gjithashtu ngritjen e ISIS dhe tha se presidenti i 44-të i Amerikës do të ishte afrikano-amerikan.
Burimi i shkrimit është ky artikull i Daily Mail, i vitit 2018.