Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, aktorja Monika Lubonja është kthyer në një nga personazhet më të dashur e njëkohësisht edhe më të komentuar nga publiku.

Monika Lubonja nuk nguron asnjëherë që të zbulojë se i pëlqen shumë të kujdeset për veten e saj.

Madje një gjë të tillë e tregon sa herë shfaqet në publik, ku duket e kuruar në çdo detaj. Në daljen e saj të fundit në një nga evenimentet më të rëndësishme të kryeqytetit, aktorja e njohur është shfaqur mbresëlënëse teksa shfaqet e veshur me një fustan tepër elegant.

Teksa shumë e kanë komentuar për zgjedhjen e fustanit pasi e nxjerr shumë bukur, një ndjekës i ka komentuar duke i thënë se ka përdorur “photoshop”.

Ky koment nuk i ka kaluar Monikës, e cila ka vendosur që t’i përgjigjet: “Vetëm këto foto s’kanë fotoshop, por dukesh që se kuptoke kur behet foto shop”.