Vdekja është një nga temat që mbart më tepër mister se gjithçka tjetër. Shpesh ngremë pyetje nëse ka jetë pas vdekjes apo çfarë duhet të presim pasi mbyllim sytë përgjithmonë.

Shkencëtarët pretendojnë se vdekja mund të mos jetë fundi që i druhemi të gjithë dhe se njerëzit kanë shpirt që lë trupin pasi vdesim.

Mund të duket si një mit i mbinatyrshëm, por ideja që ndërgjegjja e njeriut jeton pas vdekjes është hedhur si tezë nga shumë shkencëtarë të rëndësishëm.

Shkencëtari britanik Roger Penrose ka hedhur së fundmi teorinë se njeriu ka shpirt, i cili nuk vdes me trupin. Ndonëse askush nuk e di se çfarë është ekzaktësisht ndërgjegjja, Penrose beson se është një paketë informacioni që ruhet në trupin njerëz dhe jeton pas vdekjes. Ai thotë se ka gjetur prova që tregojnë se ky informacion që ndodhet në qelizat e trurit, e lë trupin kur njeriu vdes.

Roger tha se kur një person vdes përkohësisht, ky informacion çlirohet në univers për t’u rikthyer sërish në qelizat e trupit nëse ky i fundit risillet në jetë. Sipas tij, kjo shpjegon se përse njerëzit kanë eksperienca kur pësojnë vdekje klinike dhe beson se ky informacion është shpirti që largohet nga trupi.

“Nëse pacienti vdes është e mundur që ky informacion mund të ekzistojë jashtë trupit, ndoshta në përjetësi, si shpirt”, shprehet ai.

Roger nuk është i vetmi që beson në këtë teori, pasi shkencëtarë në Institutin e Fizikës Max Planck në Mynih kanë ngritur të njëjtën tezë. Ekspertët debatojnë se universi jonë fizik është thjeshtë një perceptim dhe një moment që trupi jonë vdes ekziston një jetë e pafundme përtej tij