Na ndajnë edhe pak orë nga finalja e madhe e BBV.
Iliri, Donaldi, Einxhel dhe Beniada janë katër finalistët e këtij formati
Padyshim sot do jenë në studion e Top Channel edhe familjarët e finalistëve por me disa përjashtime.
mily, vajza e Ilir Shaqirit me keqardhje ka treguar se sot s’do jetë prezente në finalen e BBV.
Asyeja e mos prezencës së saj kuptohet të jetë rezultati pozitiv me Covid 19.
Me anë të një reagimi në Instagram ka bërë me dije se nuk do të vijë, por ka detyruar të ëmën që të niset për Shqipëri në mënyrë që Ilirin ta priste njëra prej tyre.
“Jam sot këtu për t’ju dhënë një lajm. Sic e dini bëra një tampon për të udhëtuar për në Tiranë për të mbështetur babin në finale, por rezultova pozitive. Për këtë arsye duhet të izolohem. Në vendin tim ka shkuar mami, e cila nuk ka qenë dakord por unë e kam detyruar. I thashë të shkonte sepse nuk doja që babi të mos kishte asnjërën nga ne: E pres babin në shtëpi”, thotë ajo./g.j