Çfarë nuk tha Samir Mane në intervistë dhe si u hodhën në rrugë gazetarët e TV Scan për të ngritur kulla
Oligarku shqiptar Samir Mane, për të cilin qeveritë e kaluara dhe të tanishme bëjnë ligje të posaçme dhe i japin “llokma” tokash dhe shuma kolosale me para, dha mbrëmë një intervistë në TV Klan duke bërë një PR të madh për veten, gjë të cilën e bën çdo vit si një formë shpëlarjeje prej zullumeve të bëra në 12 muajt e tjerë.
Zakonisht, të krishterët shkojnë në Vatikan për të shlyer mëkatët ose rrëfehen te Prifti, myslimanët shkojnë në Mekë, kurse Samir Mane i fesë së lekut e ka ritual të përvitshëm që i jep vetes dy orë të mira në Tv Klan për të rrëfyer për mrekullinë e tij.
Në fakt, mrekullia e Samir Manes fillon dhe mbaron me klientelizmin e qeverive dhe lidhjet e dyshimta për të cilat mediat kanë raportuar vazhdimisht, kurse çdo tjetër është PR që synon shpëlarjen e tij.
Mane tregoi gjithçka mbrëmë në atë intervistë të kuruar, por nuk tha për shembull se si e bleu me plan tokën dhe godinën e TV Scan për t’i hedhur më pas në rrugë dhjetëra punonjës me synimin e vetëm që aty të ndërtohen kulla.
Gazeta Jonë raportoi që në fillim për këtë aferë që i ka kushtuar bukën e gojës një numri të madh punonjësish të TV Scan. Por Manes nuk i duhet kjo, ajo që i duhet është toka ku ngrihet TVScan ku tashmë do të ndërtojë kulla pasi edhe plani është bërë.
Bashkë me TV Scan do të zhvendoset edhe Tv Klan dhe e gjithë zona do të mbushet me kulla.
Mane nuk tregoi gjithashtu rolin që ka në zhvatjen e Portit të Vlorës, ku bashkë me oligarkun tjetër Geront Çela, që tashmë ka futur edhe djalin e tij në Bashkinë e Tiranës, po lenë qytetin bregdetar pa port për të ndërtuar aty kulla.
Mane nuk tha për shembull nëse ndihej apo jo përgjegjës për minatorët që vdisnin napër galeritë e tij deri kur i shiti, etj, etj.
EKSKLUZIVE/ Nuk zgjati një vit, Zamir Mane shet televizionin SCAN , misteri i veprimeve të shpejta
Të gjithë këtë ai e mbuloi me histori të shpikura, apo të tjera si ato që paskërka shkuar me 130 dollarë në Austri apo me xhaxhain diversant.
Asgjë nuk ndodh rastësisht në Shqipëri, sado i aftë të jesh nëse nuk ke lidhjet e duhura. Dhe Mane duket se i ka, brenda dhe jashtë vendit…për të mos harruar dhe blerjen pastaj shitjen e supermarketeve të famshëm EuroMax si edhe kush fshihej pas tyre….