Çfarë nuk tha Samir Mane në intervistë dhe si u hodhën në rrugë gazetarët e TV Scan për të ngritur kulla

Oligarku shqiptar Samir Mane, për të cilin qeveritë e kaluara dhe të tanishme bëjnë ligje të posaçme dhe i japin “llokma” tokash dhe shuma kolosale me para, dha mbrëmë një intervistë në TV Klan duke bërë një PR të madh për veten, gjë të cilën e bën çdo vit si një formë shpëlarjeje prej zullumeve të bëra në 12 muajt e tjerë.

Zakonisht, të krishterët shkojnë në Vatikan për të shlyer mëkatët ose rrëfehen te Prifti, myslimanët shkojnë në Mekë, kurse Samir Mane i fesë së lekut e ka ritual të përvitshëm që i jep vetes dy orë të mira në Tv Klan për të rrëfyer për mrekullinë e tij.

Çfarë nuk tha Samir Mane në intervistë dhe si u hodhën në rrugë gazetarët e TV Scan për të ngritur kulla
Çfarë nuk tha Samir Mane në intervistë dhe si u hodhën në rrugë gazetarët e TV Scan për të ngritur kulla

Në fakt, mrekullia e Samir Manes fillon dhe mbaron me klientelizmin e qeverive dhe lidhjet e dyshimta për të cilat mediat kanë raportuar vazhdimisht, kurse çdo tjetër është PR që synon shpëlarjen e tij.

Vjedhja e shekullit, pse askush nuk flet për Vlora Marina ku oligarket Samir Mane dhe Geront Cela po ngrenë pallate luksoze?

Mane tregoi gjithçka mbrëmë në atë intervistë të kuruar, por nuk tha për shembull se si e bleu me plan tokën dhe godinën e TV Scan për t’i hedhur më pas në rrugë dhjetëra punonjës me synimin e vetëm që aty të ndërtohen kulla.

Gazeta Jonë raportoi që në fillim për këtë aferë që i ka kushtuar bukën e gojës një numri të madh punonjësish të TV Scan. Por Manes nuk i duhet kjo, ajo që i duhet është toka ku ngrihet TVScan ku tashmë do të ndërtojë kulla pasi edhe plani është bërë.

Bashkë me TV Scan do të zhvendoset edhe Tv Klan dhe e gjithë zona do të mbushet me kulla.

Mane nuk tregoi gjithashtu rolin që ka në zhvatjen e Portit të Vlorës, ku bashkë me oligarkun tjetër Geront Çela, që tashmë ka futur edhe djalin e tij në Bashkinë e Tiranës, po lenë qytetin bregdetar pa port për të ndërtuar aty kulla.

Mane nuk tha për shembull nëse ndihej apo jo përgjegjës për minatorët që vdisnin napër galeritë e tij deri kur i shiti, etj, etj.

EKSKLUZIVE/ Nuk zgjati një vit, Zamir Mane shet televizionin SCAN , misteri i veprimeve të shpejta

Të gjithë këtë ai e mbuloi me histori të shpikura, apo të tjera si ato që paskërka shkuar me 130 dollarë në Austri apo me xhaxhain diversant.

Asgjë nuk ndodh rastësisht në Shqipëri, sado i aftë të jesh nëse nuk ke lidhjet e duhura. Dhe Mane duket se i ka, brenda dhe jashtë vendit…për të mos harruar dhe blerjen  pastaj shitjen e supermarketeve të famshëm EuroMax si edhe kush fshihej pas tyre….