Cristiano Ronaldo realizoi dje një gol për ta ndihmuar Kombëtaren e tij të Portugalisë të arrinfe fitoren e parë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, pasi mposhti 3-2 Ganën.

Gjatë ndeshjes, kamerat kanë kapur një moment interesant të Cristiano Ronaldos. Ai nxorri diçka nga të brendshmet dhe e futi në gojë.

Nuk dihet çfarë ishte, por duket se nuk është hera e parë. Këtë gjë e kishte bërë edhe te skuadra e Manchester Unitedit.

Ronaldo me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë u bë lojtari i parë në histori që shënon në pesë Kupa të Botës.