Messi dhe Ronaldo janë padiskutim yjet e futbollit botëror të cilët përfliten më shumë për konkurencën ndërmjet njëri-tjetrit. Nuk ndodh shpesh që ti shohim bashkë përveç se në ceremoninë e Topit të Artë.

Me foton e fundit të publikuar nga të dy i shohim se përveç fushës së blertë ata e sfidohen dhe në fushën e shahut. Së fundmi ata i ka bërë bashkë kompania e njohur e veshjeve dhe aksesorëve për një reklamë.

Të fotografuar përballë një loje shahu, duke u vënë në sfidë Messi shkruan: “Fitorja është në mendje”, ndërsa Ronaldo shkruan: Fitorja është një gjendje shpirtërore.