Aktorja tepër e famshme Angelina Jolie është parë papritmas në qytetin perëndimor Lviv të Ukrainës.
Këto pamje vijnë tepër surprizuese duke marrë parasysh gjendjen e shtetit që ndodhet në luftë me Rusinë.
Jolie kishte veshur rroba të thjeshta ngjyrë gri dhe po pinte kafe kur u pikas nga vendasit afër.
Vajza nga Ukraina Maya postoi një video në Facebook me mbishkrimin-“Asgjë speciale. Thjesht Lviv. Shkova të marr një kafe dhe rastësisht pashë Angelina Jolie”!
Jolie ka dhënë mbështjen e saj për Ukrainën që ndodhet në këto momente të vështira si dhe është parë duke dhëne autografe për fansat.
Ajo ka një reputacion të madh si një humanitare në mbarë botën dhe shpesh ngre zërin për çështje të ndryshme. Mesa duket dhe kësaj radhe ajo po e përdor platformën e saj për të rritur sensibilizimin kundrejt kësaj lufte të ashpër por arsyeja e vizitës nuk është zbuluar akoma.
Më parë Angelina pati vizituar në Romë fëmijët refugjatë të plagosur.