
Raporti Donald-Trixa jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” duket se nuk ka më shpresë.
Beatrix Ramosaj konfirmoi ndarjen nga aktori nëpërmjet një postimi në Instastory duke e quajtur fallco raportin e tyre. Ajo fshiu postimet në lidhje me Donaldin por edhe ky i fundit bëri të njëjtën gjë.
Teksa është jashtë shtetit me vëllain Romeon, Donaldi, përveçse e hoqi nga Instagrami, ka fshirë të gjitha postimet me Trixën të cilat ishin hedhur nga Romeo përgjatë kohës sa ai ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Por ajo që të bën përshtypje është se aktori nuk i ka fshirë postimet që lidhen me Bora Zemanin. Çfarë do të thotë kjo? Mbetet për tu parë.