Sipas njoftimeve nga Rusia, një delegacion ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën. Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet mund të bëheshin në Minsk, nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus. Megjithatë, presidenti e la të hapur derën e bisedimeve në qytete të tjera.
“Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk. Qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku, ua kemi ofruar rusëve. Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, ka thënë ai.