Donald Veshaj ishte njëri nga protagonistët e këtij sezoni të reality-show ”BBV” .

Lidhja jashtë me moderatoren Bora Zemanin dhe krijimi i marrëdhënies me Beatrix u bë mjaft e komentuar brenda shtëpisë dhe nga publiku.

Pas daljes nga ky format, Donaldi publikoi edhe një këngë, ku fansat supozuan se ishte dedikim për Borën.

Ndërsa tani aludohet se dyshja mund të jetë bashkuar serish.

E sot Donaldi hodhi një “InstaStory” ku shkruante se “Çfarë ndodh nëse i prek gjërat?”

Nuk dihet se kujt ia kushtoj aktori këta rreshta dhe kjo lë për të nënkuptuar shumë.

Kujtojmë se Donaldi ishte njëri nga finalistët e kësaj sezone të “BBV”.