Ushtria ukrainase tha se mbi 3,500 ushtarë rusë janë vrarë që nga ndërhyrja e forcave ruse në Ukrainë, më 24 shkurt, ajo tha se rreth 200 të tjerë janë zënë robër. Sipas saj, Rusia ka humbur edhe 14 avionë, tetë helikopterë dhe 102 tanke. Ndërsa ministria Britanike e Mbrojtjes deklaroi se pjesa më e madhe e forcave ruse janë tani vetëm 30 kilometra nga qendra e Kievit. Gjithashtu paralajmëroi Rusinë se humbjet “ka të ngjarë të jenë të rënda dhe më të mëdha se sa pritej ose pranohej nga Kremlini”.

Rusia, deri më tani, nuk ka komentuar për viktimat apo humbjet tjera eventuale, ndërsa vazhdimisht deklaron se forcat ruse kanë marrë qytete. Sipas hartës së BBC ja se cilat zona kontrollon ushtria ruse. Zonat me të kuqe kontrollohen nga Rusia. Krimea është aneksuar në 2014. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar qytetarëve që të vijojnë të luftojnë dhe të mbrojnë veten e tyre.