Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nga 1875 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 111 qytetarë.

Rastet më të shumta janë në qytetin e Tiranës, 50 persona të infektuar.

Sot kanë ndërruar jetë 2 qytetarë nga Tirana të moshave 80-89 vjeç.

Janë 2896 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 64 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 372 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,067 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 111
Të shëruar në 24 orë 372
Të shtruar në spitale 64
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1875

Testime totale 1,740,804
Raste pozitive 271,425
Raste të shëruara 265,067
Raste Aktive 2896
Humbje jete 3,462

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 873
Fier 396
Elbasan 333
Lezhë 239
Vlorë 227
Berat 211
Kukës 142
Durrës 142
Gjirokastër 142
Shkodër 115
Korçë 61
Dibër 15