Në fillim të “Big Brother VIP”, Iliri ndau me publikun historinë e tradhtisë 3-vjeçare ndaj bashkëshortes. Kjo shkaktoi debate të ashpra në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mes tyre edhe një me Einxhel që e komentoi duke i thënë se përdori gruan dhe dashnoren për një lojë ndërsa vajza e mësoi historinë nga ekrani duke nxitur reagimin e Ilirit. Kjo gjë nuk u prit mirë nga Iliri i cili asokohe iu drejtua me fjalët: “Unë të masakroj dhe ordinere!”.

Për këtë kanë diskutuar edhe në “Post Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme, ku Einxhel ka thënë se i ka kërkuar falje Emily. Ajo nuk tregoi rrethanat e kësaj kërkim-falje por ndoshta ka ndodhur gjatë vizitës së saj në “Big Brother VIP” ose pas përfundimit të formatit.

Einxhel: Vetë Iliri kur e kemi diskutuar para disa ditësh ishte të mos e thoshte atë gjë. Kam thënë që ajo që Iliri thotë për kapjen e dorës me Dagzin është për lojë, është si të them unë që historinë e tha për lojë.

Ilir: Gjendja emocionale e 2 javëve të para ishte e rëndë dhe sa e kam ndjerë ato 2 javë mungesën e vajzës dhe Emanuelës… Kur futesh në një tunel bisede dhe gjendje shpirtërore që vetëm me Arjolën i kam ndjerë. Për debatin me Einxhel kemi diskutuar falë gjestit që bëri kur erdhi vajza ime.

Einxhel: I kërkova falje Emilyt.

Ilir: Nuk i kam thënë asgjë dhe kur ka dalë i thashë diçka në vesh.